Për analistin Mentor Nazarko, cështja McGonigal nuk është e mjaftueshme për të shtyrë protestuesit të dalin në shesh. I ftuar në studion e ABC News, Nazarko tha se ka një mijë arsye për të protestuar, por nuk është Mc Gonigal ai që do të nxisë revolucionin në Shqipëri.
“Nuk e pres protestën në përmasat që i janë kërkuar policisë. Protesta më e fundit, kur u dhunua z.Berisha ishte një protestë në përmasa minimale. Në gjykimin tim dosja McGonigal, nuk është e mjaftueshme për të furnizuar me karburant një protestues. Hetimi që ka bërë një media e caktuar për pasurinë dhe vilën që ka një ish mininistër është më motivues se cështja McGonigal.”-tha Nazarko ndërsa shtoi protesta e 11 shkurtit vjen pas riaktivizimit të drejtësisë.
“Protesta vjen pas riaktivitimit të drejtësisë që mund të prekë z.Berisha, familjarë të tij. Po edhe se kujt do i takojë vula në procesin zgjedhor. Ka një mijë aryse për të protestuar. Është një qeveri që ka 9 vjet, ka konusm të llahtarshëm. Edhe luftën dhe pastrimin e brendshëm po e bën vetë maxhoranca brenda medias. Cështja McGonigal në gjendjen e dhënë nuk shoh asgjë që të implikojë Ramën e të nxisë revolucionin që vijon prej 30 vitesh.” -vijoi më tej Nazarko./ abcnews.al