Policia ka shpërndarë pamjet e megaoperacionit antidrogë të koduar “Indoors”, në kuadër të cilit në fshatin Kropishtë, u arrestuan shtetasit Dritan Koçiraj, Niko Dhima, Florjan Çaushaj dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Përparim Koçiraj.
Në lagjen “10 Korriku”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Ledjon Zahaj, Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Lorenc Xhaferri.
Policia arriti të bjerë në gjurmët e shtëpisë së barit në Vlorë për shkak të plagosjes së ditë së djeshme, ndërsa në Selenicë për shkak të konsumimit të madh të energjisë elektrike.
Mes 6 të arrestuarve janë 4 punonjës të OSHEE dhe dy vëllezërit që kishin vilën 3-katëshe, të cilën e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike./abcnews.al