Merr krejtësisht një tjetër rrjedhë ngjarja e ditës së djeshme në Vlorë, ku u plagos me armë zjarri 40-vjeçari, Defrim Pashaj.
Burime kofidenciale për ABC News nga Policia e Vlorës konfirmojnë se fill pas ngjarjes është zbuluar një “shtëpi bari”, në pjesën e kodrës mbi spitalin Psikiatrik ” Ali Mihali” në Vlorë.
LEXO EDHE: Policia aksione në Selenicë dhe Vlorë, zbulohen dy “shtëpi bari”
Mendohet se “shtëpia e barit” është zbuluar në kontrollin që i është bërë një prej dy personave të përfshirë në atë ngjarje të rëndë.
Madje në polici janë marrë në pyetje edhe banorë aty pranë dhe punonjës OSHEE. Pritet që të konfirmohet plotësisht teksa mësohet se në orët në vijim do të ketë një konferencë për media nga policia e shtetit për këtë zbulim.
Çfarë ndodhi ditën e djeshme në Vlorë:
Ditën e djeshme më datë 09.02.2023, 40-vjeçari Defrim Pashaj, u plagos me armë zjarri në zonën e quajtur Uji i Ftohtë.
Si fillim u raportua se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit.
Policia menjëherë pas ngjarjes arriti të arrestojë në flagrancë autorin e ngjarjes Ledjon Zahaj.
LEXO EDHE: EMRAT/ Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Vlorë, arrestohet autori
Njoftimi i policisë
Plagosi me armë zjarri, një 40-vjeçar, falë reagimit në kohë nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Gjatë kontrollit të banesës së autorit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu.
Rreth orës 16:00, në lagjen “10 Korriku”, shtetasi L. Z., 38 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. P., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.
Shërbimet e Policisë, falë koordinimit në kohë me sallën e operative të DVP Vlorë, kanë bërë të mundur menjëherë kapjen dhe neutralizimin e autorit të dyshuar, shtetasit L. Z.
Ndërkohë, i plagosuri, shtetasi D. P., aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al