PD prezantoi sot në Kurbin, kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 Majit, mjekun Genc Doçi. Takimi u zhvillua sot pasdite në Kurbin, ku kandidati Doçi u shpreh se duhet një ndryshim për t’ia kthyer qeverisjen qytetarëve dhe jo pushtetarëve të korruptuar që e kanë mbajtur peng këtë bashki vitet e fundit.
Nga Grupi Alibeaj, kandidati i Kurbinit është i 11, i zyrtarizuar deri më tani. 10 të tjerët janë prezantuar më parë. Bëhet fjalë për bashkitë Mallakastër, Poliçan, Kuçovë, Kamëz, Lezhë, Krujë, Dibër, Dimal, Patos e Vaun e Dejës. Këto janë kandidatët e Grupit të Alibeajt për këto bashki:
Mallakastër- Agron Kapllanaj
Poliçan – Florian Qamo
Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
Kamëz – Bilbil Bajraktari
Lezhë – Sandër Marku
Krujë – Sabah Sheta
Dibër – Naim Gazidede
Kurbin- Genc Doçi
Dimal- Dritan Sula
Patos- Pranvera Rizai
Vaut i Dejës- Klomentina Drini
Kurbin- Genc Doçi
/abcnews.al