Lajmi për vdekjen e Miroslav “Ciro” Blazevic në moshën 88-vjeçare ka shkaktuar pikëllim në Kroaci. Blazevic kishte marrë edhe drejtimin teknik të kombëtares kroate në Kupën e Botës 1998, të cilën e udhëhoqi në vendin e tretë.
Klubi i Prishtinës ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-trajnerit të mirënjohur kroat, Miroslav Blasevic. Kujtojmë që në sezonin 1984-1985, Blasevic ishte në krye të skuadrës së kryeqytetit të Kosovës, duke siguruar qëndrimin në elitë.
Postimi i klubit të Prishtinës:
“Trajneri i mirënjohur kroat, Miroslav Blazheviq ka ndërruar jetë të martën.
Blazheviq i njohur si Çiro ka qenë trajner i Prishtinës në vitet 1984/85 në ish-ligën federative të ish-Jugosllavisë.
Ai erdhi te Prishtina si shpëtimtar dhe si i tillë u largua derisa e drejtoi gjeneratën e artë të Prishtinës.
Blazheviq e drejtoi me shumë pasion e dashuri Prishtinën në vitet e vështira të popullit tonë nën okupim, duke u dhënë zemër e bashkuar të gjithë shqiptarët përreth klubit dhe stadiumit të qytetit.
Emri i tij tashmë është shkruar më shkronja të arta në klubin tonë.
Blazheviq në karrierën e tij ka drejtuar me shumë sukses edhe Kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës në vitin 1998 ku e zuri vendin e tretë.
Në vitin 1982, Blazheviq i solli Dinamos titullin e kampionit të Jugosllavisë pas 24 vitesh pritje.
Si trajner ka punuar edhe në Zvicër, Francë, Greqi, Slloveni, Bosnjë Hercegovinë, Kinë e Iran.
Bllazheviq ishte i diagnostifikuar me kancer në prostatë në vitin 2011.
Ai vdiq dy ditë para ditëlindjes së tij të 88-të.
Me respekt, FC Prishtina!”/ h.ll/abcnews.al