“Bëri” turqit bullgarë, kapet në Durrës falsifikatori nga Anglia

schedule09:04 - 8 Shkurt, 2023

schedule 09:04 - 8 Shkurt, 2023

DURRËS- Një shtetas anglez ka përfunduar në pranga në Portin e Durrësit. Policia bën me dije se i arrestuari falsifikonte dokumente për shtetasit turq, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Ai lëshonte pasaporta bullgare, por pas kontrolleve u vu re shkelja, ndërsa bashkë me anglezin u kapën edhe pesë shtetasit nga Turqia, të cilët ishin pajisur me pasaporta bullgare.

Njoftimi i Policisë: 

Operacioni, nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës. Iu siguroi 5 shtetasve turq, pasaporta bullgare false, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga një shtetas anglez që u kap duke i transportuar këta shtetas, me automjet.

Arrestohen edhe 5 shtetasit turq, pasi tentuan të dilnin nga vendi ynë, duke përdorur pasaportat false. Si rezultat i kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, ndaj shtetasve dhe mjeteve që hyjnë apo dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke përdorur pajisje dedektuese bashkëkohore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pasaporta”, është goditur një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, përmes dokumenteve false, dhe në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, janë vënë në pranga:

-shtetasi anglez J. S., 41 vjeç dhe shtetasit turq: M. K., 29 vjeç, M. D., 23 vjeç, A. A., 19 vjeç, H. K., 20 vjeç dhe M. H., 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në dalje të RSh-së, kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin J. S., ku kanë parë 5 shtetasit turq, të cilët transportoheshin nga 41-vjeçari, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, të 5 shtetasve turq iu gjetën pasaporta bullgare false, të cilat dyshohet se janë siguruar nga shtetasi J. S., për t’i kaluar këta 5 shtetas, drejt vendeve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!