“Zhduket” nëna shqiptare bashkë me dy fëmijët

schedule22:15 - 18 Korrik, 2019

schedule 22:15 - 18 Korrik, 2019

Një fshat i tërë po mobilizohet në Herault në Francës kundër vendimit prefektural për të dëbuar një familje shqiptare. Banorët e Fraisse-sur-Agoût po mobilizohen në mënyrë që nëna 39 vjeçare dhe dy fëmijët e saj 11 dhe 15 vjeç mund të qëndrojnë në Francë. Të gjitha mjetet juridike dhe administrative për të qëndruar në Francë janë shteruar. Kjo familje mbërriti në fshat Shtatorin e kaluar pasi më parë kishte qëndruar në Béziers.

Që nga 10 Korriku, familjes i është kërkuar që të largohet nga Franca. Frika se xhandarët mund të merrnin Florën dhe dy fëmijët e saj Eri dhe Ben, ka bërë që ata të braktisnin gjithçka madje edhe apartamentin e vënë në dispozicion. Ata janë larguar nga apartamenti vetëm e rrobat e trupit duke mos pasur mundësi për të marrë gjërat e tjera.

Sandrine, një banore nga komiteti mbështetës, e mirëpriti  dhe mbajti për 5 muaj në shtëpi nënë me dy fëmijë derisa ajo gjeti shtëpi në fshat.  Ajo po lufton si shumë  banorë të tjerë në mbështetje të nënës shqiptare në mënyrë që afati i lejes së qëndrimit të shtyhet.

“Çdo rast është i ndryshëm, duhet të ketë një zgjidhje, ata kanë mësuar frëngjishten, janë integruar mirë në fshat”, tha ajo.

Në fshat askush nuk e di se ku fshihet Flora dhe fëmijët e saj.

Kjo nënë iku nga Shqipëria pasi ishte viktimë e dhunës në familje. Fëmijët janë arsimuar në Francë prej 3 vitesh ku i vogli ndjek kopshtin “Fraïsse-sur-Agout” ndërsa më i rrituri shkon në kolegj në “Saint-Pons”.

“Ajo kishte arritur të rindërtojë jetën e saj, të harrojë vitet e saj të abuzimit dhe vuajtjes”, tha Agnes.

Një peticion u nënshkrua brenda 10 ditëve dhe e firmosën më shumë se 400 vetë.  Një demonstrim mbështetjes u organizua të mërkurën. Shumë njerëz u mblodhën për të shprehur ankthin, zhgënjimin,  pasi nuk pajtohen me vendimi që është marrë për nënën me dy fëmijë.

Një apel i është bërë edhe Kryetarit të Komunës së Fraisse-sur-Agoût. Por ky i fundit nuk ka kthyer përgjigje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!