Mbretëresha Elizabeth, si e kaloi familja përvjetorin e parë të ngjitjes në fron pas vdekjes së saj?

schedule14:30 - 7 Shkurt, 2023

schedule 14:30 - 7 Shkurt, 2023

71 vite më parë Mbretëresha Elizabeth mori fronin britanik dhe këtë vit është përvjetori i parë i këtij momenti historik që familja mbretërore feston pas vdekjes së saj.

Babai i Elizabeth, Mbreti George, kishte vdekur më 6 shkurt 1952, duke ia lënë fronin vajzës së tij të madhe, e cila ishte atëherë 25 vjeç. Princesha e atëhershme Elizabeth ishte në një udhëtim në Kenia me bashkëshortin e saj, Princin Philip, kur iu desh të kthehej në Britaninë e Madhe si monarke e re.

Sipas raportimeve, Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla vendosën ta kalonin këtë ditë të veçantë privatisht pa bërë asnjë dalje publike, ashtu siç bëri Elizabeth, e cila kaloi përvjetorin në Sandringham, shtëpinë që babai i saj i kishte lënë frymën e fundit. Gjatë jetës së Elizabeth, Westminster Abbey e përkujtoi ditën me 21 të shtëna topash.

Pallati lançoi kohët e fundit një uebsajt të ri për kurorëzimin e mbretit të ri, i cili përfshin të gjithë informacionin rreth ceremonisë që do të mbahet në Westminster Abbey më 6 maj 2023. “Kurorëzimi do të kapë rolin e monarkut dhe aspiratat e tij për të ardhmen ndërsa do të bazohet në tradita shumëvjeçare”, thotë Pallati./abcnews.al