Kontingjenti i FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit, i cili është nisur për në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, është pritur me duartrokitje në Adana. Fondacioni SETA në Uashington ka publikuar video në Twitter, ku shihet se kontingjenti i FSK-së është pritur me duartrokitje.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, mbrëmë ka bërë të ditur se pas kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun turk, Hulusi Akar, vendimit të kryeministrit Albin Kurti dhe autorizimit nga ana e presidentes Vjosa Osmani, është nisur kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në Turqi për reagim me rastin e tërmetit. Task-forca përbëhet nga specialistët tanë në kërkim- shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9.
Kosovo team headed to Adana receives applause from Turkish volunteers waiting for their own flights to the region #earthquake #deprem #Turkiye pic.twitter.com/LYocbtAO7E
— The SETA Foundation at Washington DC (@SETADC) February 7, 2023