Një deklaratë të nxituar politike, kështu e ka konsideruar deputeti demokrat Saimir Korreshi, deklaratën e bërë pak ditë më parë, nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ndërsa tha se për shkak të konfliktit PD rrezikon të mos regjistrohet fare në zgjedhje.
“Shqetësimi i vetëm është se është një deklaratë politike. Celibashi nuk është më deputet, por komisioner. Afati nuk skadon nesër. Komisioneri nuk shprehet me ‘nëse’.. Ai mund të bëjë edhe pjesëtarin e PS, të jesh komisioner duhet t’i referohesh vetëm Kodit. “ u shpreh Korreshi, në një lidhje direkte për studion e ABC News.
Ndër të tjera, deputeti demokrat tha se ka dy mënyra për regjistrimin e partisë në zgjedhjet e 14 majit.
“Ka dy mënyra njëra është po mund të riaktivizohet pjesa e Bashës, nuk quhet rikthim, mund t’ia ketë deleguar sekretarit të përgjithshëm. Ndaj them Celibashi s’duhet të nxitohet, mund të kemi një seancë në Apeli para afatit të përcaktuar nga KQZ.
Mund të arrestohet edhe Rama për McGonigal, pse nuk flet Celibashi për këtë, mund të japë dorëheqjen, mund të shtyhen zgjedhjet.
Ndaj komisioneri duhet të presë datën 6 mars dhe të shprehet vetëm me vendime. Nuk është subjekt politik. Nuk e shoh si shqetësim, problem shoh PD që është e ndarë në dysh. Po sot është Alibeaj në detyrë, duhet parë edhe kjo pjesë. Ka një gjë si funksionon PD. Unë gjykoj që sic ka vepruar deri tani të na shpjegojë Celibashi si po i regjistron emrat për KZAZ me firmën e Bardhit. ” vijoi më tej Korreshi./abcnews.al