Princi Harry bëri një ‘paraqitje’ surprizë në ndarjen e çmimeve Grammy, por nuk është ashtu siç mendoni.
Pas publikimit të librit të tij të parë “Spare”, Princi Harry nuk resht së pushtuari mediat. Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle kanë mbajtur një profil të ulët javët e fundit, por libri i tij është ende një temë bisede.
Të dielën mbrëma, një mori personazhesh të famshëm dolën për çmimet Grammy 2023. Nga Beyonce te Adele, Harry Styles dhe Taylor Swift, emra të mëdhenj të botës së muzikës u mblodhën në Los Angeles për ceremoninë.
Princi Harry mund të mos ketë qenë atje, por ai kishte momentin e tij, megjithëse mund të mos ishte pikërisht ai që do të kishte dashur!
Në veçanti, drejtuesi i çmimeve Grammy, Trevor Noah, ndërsa thirri James Corden në skenë për të dhënë një çmim, bëri një shaka për Princin Harry dhe librin e tij: “James Corden është një fitues 12 herë Emmy dhe prezantues i The Late Late Show. Ai është gjithashtu një provë e gjallë që një burrë mund të lëvizë nga Londra në Los Angeles dhe të mos u tregojë të gjithëve për ngricat në organet e tij gjenitale. ”, tha prezantuesi duke iu referuar historisë së Princit Harry.
Historia e Harrit fillon në vitin 2011 me një udhëtim që ai bëri në Polin e Veriut me katër ish-ushtarakë. Siç raporton ai, ngrirja i preku faqet, veshët dhe organet gjenitale, deri në prill të vitit 2011, pak para dasmës së vëllait të tij me Kate Minleton.
Natyrisht, shakaja u komentua menjëherë nga përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët folën për një javë të vështirë përpara Dukës së Sussex./abcnews.al