Stefano Pioli, duke folur në konferencën për shtyp në kuadër të derbit me Interin, komentoi përjashtimin e Zlatan Ibrahimovic nga lista e Champions League dhe vlerën e tij në skuadrën e Milanit.
“Zlatan ka një rëndësi të prekshme dhe të fortë. Dje u stërvit vetëm për 10 minuta dhe dy ndeshjet ndaj Tottenham vijnë së shpejti.
Tani nuk kemi garanci se kur do të jetë 100% për të ndihmuar ekipin. Uroj me gjithë zemër që ai të kthehet në nivelin e tij. Pak do ta bënin atë që Zlatan po bën për t’u rikthyer nga një dëmtim i tillë, duke duruar dhimbjen dhe lodhjen.
Duke mos patur asnjë garanci, nuk mund të bëja zgjedhje tjetër dhe ia komunikova pak ditë më parë”, deklaron Pioli./h.ll/abcnews.al