Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Chelsea zgjedh “të preferuarit”, “blutë” dërgojnë në UEFA listën finale të 23 të përzgjedhurve

schedule18:57 - 3 Shkurt, 2023

schedule 18:57 - 3 Shkurt, 2023

Chelsea ka përzgjedhur 23 lojtarët, të cilët do të përfaqësojnë “blutë” në UEFA Champions League, me bordin drejtues së londinezëve, që e patën shumë të vështirë kësaj radhe përcaktimin e futbollistëve, duke llogaritur dhe 8 transferimet e kryera këtë merkato dimri.

Të sapoardhurit Mykhailo Mudryk, Enzo Fernandez dhe Joao Felix janë pjesë e listës së dërguar në UEFA, me të rinjtë që dolën “fitues” mes 8 kandidatëve.

Ndërkaq, sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang u hoq nga lista e përfaqësuesve. Një tjetër “zhgënjim” është dhe mospërfishrja në 23-shen e prefuruar e mbrojtësit Benoit Badiashile, i cili deri më tani ka shkëlqyer me performancat e tij në Premier League. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!