Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, udhëhequr nga Republikanët i ka kërkuar Byrosë Federale të Hetimit më shumë informacione për çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, i cili ka shkaktuar polemika edhe në Tiranë.
“Më 23 janar 2023, Zyrat e Prokurorit të SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut nisën hetimet për McGonigal, një ish-zyrtar i nivelit të lartë të kundërzbulimit në Federale Byroja e Hetimit. Në aktakuzë thuhet se McGonigal ka shkelur sanksionet kundër Rusisë duke rënë dakord t’i ofronte shërbime Oleg Deripaska, një oligark rus i sanksionuar. Po ashtu thuhet se ai ka fshehur një shumë prej 225,000 dollarësh, që dyshohet që i ka marrë nga një ish-punonjës i agjencisë së inteligjencës shqiptare. Këto akuza janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe ngrenë pikpyetje nëse ka ndikuar në çështjet e kundërzbulimit të FBI-së si dhe në hetimet penale”
Përmes një letre dërguar drejtorit të FBI, Christofer Wray dhe prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland,zyrtarët e komitetit gjyqësor të senatit kërkojnë informacione në lidhje me punën e McGonigalsi dhe për veprimet e tij që kanëvënë në rrezik sigurinë kombëtare.
“-Nga hetimet e kundërzbulimit që McGonigal mbikëqyri, sa janë përfshirë ose janë të lidhur me individë që ai tani akuzohet se ka punuar ose për të përfituar?
-Çfarë roli, nëse ka, ka luajtur McGonigal në hetimin e FBI-së mbi lidhjet midis zyrtarëve rusë dhe fushatës presidenciale të Donald Trump në vitin 2016?
-Çfarë roli, ka luajtur McGonigal në hetimin e Prokurorit Special Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës?”
Repulikanët i kanë lënë 12 ditë kohë komitetit gjyqësor për tu përigjur për McGonigal. Ish-zyrtari i lartë i FBI është nën akuzë për shkelje të sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë dhe për marrjen e një shume parash nga një ish-punonjës i agjencisë së inteligjencës shqiptare./abcnews.al