Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për “Ole”, ku është rikthyer në triumfin e tij në Kupën e Botës në Katar.
“E kisha dëshiruar shumë atë moment. Reagimi para kupës? Nuk e mendova, e preka dhe e putha. Pas kaq shumë vitesh me kombëtaren, pasi u afrova shumë pranë në 2014-tën, këtë herë nuk mund t’i rezistoja, edhe pse unë do isha ai që do e prekja i pari. Kam bërë shumë sakrifica, ka pasur shumë disfata dhe shumë momente të vështira, ndoshta familja ime e ka përjetuar më shumë se unë, kam shumë të afërm në Argjentinë dhe kjo pritje po i konsumonte, ata vuajtën si unë.
Lutja gjatë penalltisë së fundit? Disa thonë se po flisja me gjyshen në parajsë ose me Maradonën. Në fakt, unë i kërkova zotit të shënonim dhe të mos e zgjasim më.
Fotoja në shtrat me kupën? Arritëm në agim dhe nuk flinim shumë për shgkak të ndryshimit të orarit. Ishte gjashtë e mëngjesit dhe televizori ishte ndezur. De Paul dhe Otamendi ishin në dhomën përballë dhe u futëm më pas te dhoma ime. Ata hynë dhe më bënë foton.
Rëndësia e De Paul? Ai është thelbësor për grupin nga pikëpamja futbollistike dhe njerëzore. Ai është i mirë në de-dramatizim. Njerëzit e shohin sikur ai bën vetëm shaka, por në fakt është një punëtor i palodhur.”
Më pas Messi tregoi dhe momentin kur u takua me Mbappe në Paris.
“Folëm shkurt për festimet, për mënyrën se si jetohej në Argjentinë. Asgjë më shumë. Edhe unë humba një finale Botërori dhe nuk do më pëlqente që dikush të fliste me mua për këtë gjë, ndaj unë e kuptoj dhe prandaj nuk folëm për çështjen e finales sonë.”
Messi ka folur edhe për të ardhmen e tij.
“Unë jam 36 vjeç dhe është e vështirë për mua të mendoj të jem në Kupën e ardhshme të Botës. Më pëlqen të luaj futboll dhe për sa kohë që ndihem në formë dhe vazhdoj të kënaqem, do ta bëj. Por nuk mundem të mendoj se çfarë do të ndodhë deri në Botërorin e ardhshëm.”/ h.ll/abcnews.al