Viti 2023 ka nisur pozitiv për ekonominë duke pësuar një përmirësim të besimit të biznesit dhe konsumatorit.Banka e Shqipërisë ka publikuar vrojtimin ku vërehet se sektori i shërbimeve dhe konsumatorët kanë pritshmëri pozitive për të ardhmen e ndikuar kjo nga tendenca në ulje e çmimeve.
Pritshmëritë e biznesve dhe konsumatorëve për ecurinë ekonomike kanë vijuar për të tretin muaj radhazi përmirësimin.Banka e Shqipërisë ka publikuar vrojtimin i cili nxjer në pah se në janar në vitit 2023 parashikimet mbeten optimiste përsa i përket ecurisë së bizneve.Përmirësimi i Treguesit të ndjesisë Ekonomike u përcaktua nga rritja e besimit në sektorin e shërbimeve dhe rritja e besimit konsumator.
Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 4.3 pikë përqindje në muajin janar. Kjo tendencë u ndikua nga vlerësimet pozitive për ecurinë aktuale të biznesit dhe për nivelin e kërkesës. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen vlerësohen me rritje.
Edhe treguesi I besimit konsumtaor ka pësuar një rritje për të katërtin muaj radhazi .Qytetarët kanë vlerësime më optimiste për situatën ekonomike e financiare, si dhe për blerjet në shuma të mëdha në të ardhmen .Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për lart këtë muaj.
Industria ndërkohë nuk ka vlerësime optimiste për ecurionë ekonomike gjatë këtij viti.Treguesi I Ndjesisë Ekonomike në këtë sektor ra me 1.3 %në muajin janar, i ndikuar nga vlerësimet në rënie për kontratat porositëse, si vendase ashtu edhe nga eksportet.
Edhe sektori i ndërtimit gjithashtu parashikon një situatë më të vështirë financiare duke regjistruar rënie me 3.4 pikë përqindje në muajin janar.Kjo situatë u ndikua më i ulët i
porosive. Bizneset e ndërtimit presin rënie të çmimeve të tyre në të ardhmen .
Viti 2023 pritet të ketë një stabilizim të nivelit të inflacionit duke ndikuar në këtë mënyrë pozitivsh në rritjen ekonomike./abcnews.al