Dy skiatorë kanë vdekur dhe 19 tjerë për pak minuta kanë ngecur të ngujuar nën dëborë, pasi një ortek goditi resortin e njohur në Himalaje. Orteku i madh i borës goditi 21 turistë dhe dy udhërrëfyes nga Kashmiri, ku si pasojë dy skiatorë nga Polonia humbën jetën, derisa ekipet e shpëtimit arritën t’i nxjerrin të gjallë turistët e tjerë, transmeton Telegrafi.
“Turistët po skijonin në bjeshkë në afërsi të qytetit Gulmarga. Jemi nisur për t’i shpëtuar. Deri më tani kemi gjetur dy trupa të pajetë”, ka konfirmuar policia, ndërsa shtoi se kanë nxjerrë të gjallë 19 turistë dhe dy udhërrëfyes.
Në mediat sociale janë publikuar pamje të e ortekut të borës, ku shihet sesi sasia e madhe e borës fillon të binte nga kodra, kurse turistët përpiqeshin të iknin në zona më të sigurta.
Ortekët e borë janë të shpeshta në zonën e Kashmirit. Gjatë vitit 201, në tri raste të ndryshme, si pasojë e ortekëve të borës kanë mbetur të ngujuar ushtarët indianë, ku si pasojë 20 prej tyre humbën jetën/abcnews.al