Pekini: Vala e koronavirusit po ulet, rreziku i transmetimit është i ulët

schedule17:37 - 31 Janar, 2023

schedule 17:37 - 31 Janar, 2023

Qyteti i Pekinit ka arritur një “imunitet të përkohshëm, tufë” dhe shpërthimit të rasteve Covid-19 po i vjen fundi, tha një zyrtar lokal, një shenjë se vala e paprecedentë e pandemisë në Kinë po merr fund.

Numri i rasteve u rrit pasi qeveria përfundoi papritmas politikën e saj “zero Covid” në dhjetor. Megjithatë, është e vështirë të jepet një vlerësim i saktë pasi shifrat zyrtare pasqyrojnë vetëm një pjesë të vogël të numrit aktual të të sëmurëve dhe të vdekurve.

Megjithatë, disa indikacione tregojnë se përhapja e sëmundjes po ngadalësohet. Sipas autoriteteve, numri i vdekjeve nga sëmundja Covid-19 është ulur javën e kaluar me gati 80% krahasuar me fillimin e janarit.

Wang Quanyi, zëvendësdrejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Pekinit, u tha gazetarëve kinezë sot se kryeqyteti prej 22 milionë njerëzve kishte”arritur një imunitet të përkohshëm të tufës që e mbron atë”.

“Kjo valë infeksionesh tashmë e ka kaluar kulmin dhe tani po zbehet ”, shtoi ai. Qyteti është “në fazën e infeksioneve sporadike” dhe virusi paraqet një “rrezik relativisht të ulët transmetimi”, vlerësoi ai.

Numri i njerëzve të pranuar në spitalet kryesore në Pekin me një sëmundje “si gripi” ra me 40% nga 23 janari në 29 , krahasuar me një javë më parë, sipas gazetës Pekin News duke cituar shifra zyrtare./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!