Pendarovski: Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi mund të sjellë konflikt të armatosur

schedule14:45 - 16 Korrik, 2019

schedule 14:45 - 16 Korrik, 2019

Në një intervistë të publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, president i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski u shpreh se një ndryshim i mundshëm i kufirit Kosovë- Serbi do të shkaktonte konflikt të armatosur. Këto deklarata ai i bëri gjatë qëndrimit në Slloveni në kuadër të një vizite zyrtare.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, u shpreh kundër ndaj çdo ndryshimi të kufijve në rajon kur u pyet që të komentojë mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë, ide e cila është përfolur prej disa muajsh. Këto komente, Pendarovski i bëri në një konferencë për media gjatë vizitës së tij zyrtare në Slloveni, raporton Reuters.

“Kufijtë duhet të mbesin aty ku janë tani” theksoi ai. Më tej, ai u shpreh se çdo opsion tjetër mund të krijojë efekt domino, që mund të lëndojë disa vende në rajon, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut tha se pret që vendi i tij të bëhet anëtar i NATO-s deri në fund të këtij viti, ndërsa tha se shpreson se do të marrë edhe datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE në muajin Tetor.

“Presim që Bashkimi Evropian do të pranojë në Tetor vendimin e saj për datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE”, përfundoi ai./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!