Arsenal vazhdon të përpiqet për Moises Caicedo.
Sipas asaj që raporton “The Sun”, “Topçinjtë” kanë vendosur në pjatë 79.5 milionë euro në pjatë plus pothuajse 5.7 milionë bonuse, një shifër monstruoze e cila megjithatë nuk është ende e mjaftueshme për të bindur Brighton, i cili e vlerëson atë në më shumë se 90.9 milionë euro.
Nëse transferimi nuk ndodh, lojtari do të rikthehet në dispozicion të De Zerbit të mërkurën, atëherë kur merkatoja e janarit do të ketë përfunduar./ h.ll/abcnews.al