TIRANË- Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani është thirrur ditën e sotme në SPAK. Abcnews mëson se ai është thirrur nga prokurori Elvin Gokaj, në cilësinë e deklaruesit, për privatizimin e një ish-fabrike buke.
Në një prononcim për mediat, pasi dha dëshminë në SPAK, Cani tha gjithçka që ka firmosur i ka lënë me shkrim. Ai tha se është gati të shkojë në SPAK sa herë ta thërrasin, ndërkohë shtoi se kërkon rregull dhe drejtësi.
“Unë i kam lënë të gjitha me shkrim dhe e di shumë mirë çfarë kam firmosur. Pres ligj, drejtësi dhe rregull. Nuk e di nëse do thirrem apo kur do thirrem sërish nga SPAK. Kam kaluar shumë në jetë, asgjë nuk më surprizon” , tha Cani.
Ai u largua nga drejtimi i ministrisë në vitin 2016, ndërsa postin e tij e mori Arben Ahmetaj./ abcnews.al