Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka komentuar humbjen 0-2 nga Monza.
“Nuk mendoj se kemi luajtur ndonjëherë si sot në pjesën e parë. Duhet menduar për të. Ne dolëm më mirë pas pushimit, por duhet të pranojmë përgjegjësinë për këtë paraqitje të përgjithshme.
Në tri ndeshjet e fundit kemi pranuar 10 gola. Disa gola ishin shumë të lehtë. Bëmë shumë gabime, nuk patëm qëndrimin e duhur.
Duhet të jemi të vetëdijshëm për vendin tonë në tabelë. Nuk i kemi 38 pikët që kemi fituar, por 23. Duhet të punojmë për situatën, që është realitet”, tha Allegri për DAZN.
Trajneri i Juventusit e bëri të qartë se skuadra nuk duhet të llogarisë në rikthimin e 15 pikëve të hequra për mashtrim financiar. /G.D abcnews.al/