Juventusi vazhdon të zhgënjejë. Bardhezinjtë janë mundur nga 0-2 nga Monza, e cila e kishte mposhtur edhe në fazën e parë të kampionatit.
Monza gjeti golin në minutën e 18′ me anë të Patrick Ciurria.
Miqtë nuk ndaluan dhe vazhduan me lojë të mirë, duke shënuar edhe të dytin, me autorDany Motas 39’.
Pas javës së 20-të, Juventusi ka rënë në vendin e 13-të me 23 pikë, ndërsa në javën e 21-të do të përballet me Salernitana.
Me sa duket se heqja e 15 pikëve ka ndikuar te lojtarët bardh e zi. SHIKO GOLAT /G.D abcnews.al/