Beqja: Kriza që ka Meta sot është shkërmoqja e LSI-së

schedule20:45 - 15 Korrik, 2019

schedule 20:45 - 15 Korrik, 2019

“Veprimet e Ilir Metës janë më të rënda pas aktit të parë juridik që mori. Një deklaratë e Presidentit ka ndikim. Thirrjet për gjak të thëna nga Presidenti i Republikës kanë përthithje të ndryshme në njerëz të ndryshëm”. Kështu ka deklaruar në studion e ABC News deputeti socialist Ilir Beqja i pyetur për vendimin për opinion të komisionit të Venecias në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

“Ne e kemi patur Komisionin e Venecias këshillues të mirë në gjithë hapat që kemi hedhur prej 20 vjetësh. Komisioni Hetimor ka marrë kohën 3 mujore”.

Sipas tij Presidenti i Republikës si institucion duhet  të jetë i përgjegjshëm dhe të zbatojë kornizën kushteuetuese.

“Ne duam që Presidenti i Republikës si institucion të jetë i përgjegjshëm dhe të zbatojë kornizën rigoroze  kushteuetuese të funksionit të tij”.

I pyetur nëse Komision i i Venecias kthen një opinion në favor të Presidentit Meta a do tërhiqen, Beqja shprehet:

“Ai ndjen shkërmoqjen e investimit më të madh të tij që është LSI dhe unë mendoj që kjo është kriza kryesore që ka Ilir Meta si politikan sot, por mënyra si e reflekton është me luhatje kohët e fundit.

Gjërat nuk janë të thëna njëherë e përgjithmonë, fakti që ne vetë kërkuam opinionin e Venecias, ne duam të marrim në konsideratë dhe sipas tij do bëjmë vendimmarrjen”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!