Gjithçka e kryer për Weston McKenny, me amerikanin që do të transferohet nga Juventus te anglezët e Leeds.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubët kanë rënë dakor për një huazim me opsion blerje, me drejtuesit e Leeds, të cilët nëse kërkojnë të blejnë definitivisht kartonin e amerikanit, duhet të derdhin plot 33 milionë euro në arkat e “bardhezinjve”, pa përfshirë bonuset.
I gjithë operacioni i kushtoi Leeds rreth 1.2 milionë euro dhe tashmë pritet vetëm firma e McKenny në kontratën e re. /i.m /abcnews.al