Një pjesëtar i ushtrisë britanike u ndoq penalisht për aktivitete në lidhje me terrorizmin të premten, pas një hetimi të lidhur, sipas asaj që njoftoi Policia britanike.
“21-vjeçari Daniel Abed Khalif akuzohet se ka tentuar të marrë informacion që mund të përdoret nga dikush që do të kryente ose përgatiste një akt terrorist në gusht 2021″, tha në një deklaratë Policia Metropolitane e Londrës.
Khalif akuzohet gjithashtu për “vendosjen e një objekti me qëllim që të bëjë dikë të besojë se objekti në fjalë ka të ngjarë të shpërthejë “, tha policia në një deklaratë, duke vënë në dukje se kjo ndodhi më 2 janar të këtij viti.
Dy aktet për të cilat ai ndiqet penalisht janë kryer në Beaconside, Stafford, në Anglinë qendrore.
Ky “anëtar në shërbim i Ushtrisë Britanike” po mbahet dhe pritet të paraqitet sot në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit në Londër./abcnews.al