Prokuroria Speciale Publike në Maqedoninë e Veriut, Katica Janeva, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Paralelisht me deklaratën e saj para gazetarëve, kryeministri Zoran Zaev i bëri apel partive politike që të ulen në tryezën e bisedimeve për të vendosur për emrin që do të drejtojë Prokurime Speciale. Zaev theksoi se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pavarësisht kërkesës së opozitës./ABC News Albania 24/7
Jep dorëheqjen Prokurorja Speciale në Maqedoninë e Veriut
schedule17:30 - 15 Korrik, 2019
schedule 17:30 - 15 Korrik, 2019