Pamje të tmerrshme janë filmuar në plazhin e Barrack Point në Australi, ku një djalë 8-vjeçar është goditur nga rrufeja teksa po lahej në det, sipas mediave të huaja.
8-vjeçari iu afrua bregut fillimisht së bashku me prindërit e tij dhe vëllanë e vogël. Pak çaste më vonë, teksa ai ishte futur në ujë, goditet nga rrufeja. Mësohet se familja është nga Anglia dhe kishte mbërritur në Australi një javë më parë për pushime.
8-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital nga ku mjekët kanë bërë me dije se ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
/abcnews.al