Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” ka reaguar për përvjetorin e viktimave të Holokaustit.
“I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit”, shkruan Rama.
Më pas kryeministri thekson se për shkak të reagimit ndaj kësaj ngjarjeje, Shqipëria mban vendin e nderit në historinë e Luftës së Dytë Botërore.
Postimi i plotë:
I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit?Dita e Ndërkombëtare e #Holokaustit për reagimin ndaj të cilit Shqipëria ka vendin e nderit në historinë e Luftës së Dytë Botërore??❤️??.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në pritjen e bërë në nder të përkujtimit të “Holokaustit” tha se Shqipëria e ka dëshmuar veten dhe vlerat e saj në mbrojte të hebrenjve.
“Lufta ndaj antisemitizmit kërkon qasje aktive nga qeveritë, për të ruajtur vlerat e holokaustit dhe për t’u ruajtur nga diskriminimi në familje edhe në shkollat tona. Shqiptarët u kthyen në strehë të sigurt për hebrenjtë dhe është me vend të kujtohet kjo histori e hebrenjve, sepse ajo na bën ne krenarë, por dhe na mëson se si të mbrojmë vlerat. Antisemtizimi dhe urrejtjet racore nuk kanë vend në shoqërinë”, tha Olta Xhaçka.
r.t/abcnews.al