I hoqën tumorin 5 kg nga trupi, mjeku tregon detajet nga ndërhyrja e vështirë: Gruaja mendonte se kishte apandesit

schedule10:11 - 27 Janar, 2023

schedule 10:11 - 27 Janar, 2023

Ditën e djeshme në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, është realizuar me sukses sukses heqja e një tumori të rrallë duke i shpëtuar jetën një nëne të re.  Sipas ministrisë të Shëndetësisë, ky tumor ishte i rrallë pasi kishte një masë të madhe (5 kg).

Mirëpo, fal ndërhyrjes së kryer nga Prof. Asc. Eliona Demaliaj, Dr. Fatjon Balla, Dr. Ahmet Ponari, Dr. Ilir Toma, kryeinfermiere salle Manjola Bega, instrumentare Fatjona Sulejmani, gjithçka shkoi shumë mirë.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, kirurgu gjinekolog, Dr. Fatjon Balla tregoi detaje nga kjo ndërhyrje e vështirë, e cila ka zgjatur deri në 3 orë e gjysmë. Sipas tij, pacientja fillimisht mendonte se vuante nga apandesiti, por shkoi në spital i zbuluan që kishte një tumor.

Pacientja ankohej nga dhimbje jo shumë dominuese dhe në një moment ishte paraqitur në urgjencën kirurgjikale me mendimin që kishte një apandesit dhe aty i ishin bërë disa ekzaminime dhe ishte konstatuar tumori me të tilla përmasa.

Bëhej fjalë për një grua që kishte dy lindje me operacion cezarian. Ajo nuk kishte bërë kontrolle periodike, kishte bërë vetëm një kontroll para shumë vitesh. Kontrollet periodike janë domosdoshmëri. Duhen filluar shumë herët nga femrat dhe duhet të vazhdojnë gjatë gjithë jetës me rregullin e tyre të përcaktuar dhe kjo do të çonte në zbulimin në kohë të shumë pateologjive që çojnë në marrjen e jetës.

Kjo ndërhyrje shkoi deri në 3 orë e gjysmë sepse masa ishte shumë e aderuar me strukturat përreth, me zorrët, me kolën. Kirurgjia në këtë rast është radikale. Hiqet tumori dhe organet ku persupozohet që tumori është i përhapur. Ishte në kufirin e fundit, është kapur në kohë”, u shpreh Dr. Balla./abcnews.al