Janë 800 mijë personat që janë regjistruar për të shkuar në “Zonën 51” në bazën ushtarake të Nevadës, për të parë alienët. E nisur si shaka në Facebook, tashmë çështja ka tërhequr vëmendjen e agjentëve federalë.
Nisi si shaka. Dhe më pas vazhdoi deri sa arriti në 800 mijë numri i personave të regjistruar. Por evenimenti i krijuar në Facebook, u përdoruesit ftohen për të hyrë në “Zonën 51” në bazën ushtarake në Nevada, ka tërhequr vëmendjen e agjentëve federalë. Me anë të një deklarate për media zëdhënësja e “Air Force” deklaroi se askush nuk mund të përpiqet të hyjë atje pasi bëhet fjalë për një bazë ushtarake.
Por është e pamundur që dikush të përpiqet vërtet. Jackson Barnes, australiani që krijoi eventin në Facebook, publikoi një plan sulmi për t’i shpjeguar përdoruesve si të hyjnë, por pa dhënë arsye se përse duhet ta bëjnë. E vetmja arsye sipas tij është për të parë alienët. Në fakt ka nga ata që besojnë se në bazën e shkretëtirës së Nevadës ka mbetje të alienëve. Por këto mbeten në kuadrin e legjendës urbane, nisur dhe nga fakti që vetëm 15 vjet më parë qeveria amerikane pranoi ekzistencën e saj.
Barnes u detyrua të kërkojë falje duke shkruar se kjo kishte qenë vetëm një shaka për tu bërë i njohur në rrjetet sociale. Dhe pse më pas thekson s enuk është përgjegjës nëse dikush përpiqet vërtet të shkojë në “Zonën 51”./ABC News Albania 24/7