Vllaznia humbi mundësinë të kapte kreun, teksa u mposht 1-0 në transfertën e vështirë të Bylis ditën e djeshme.
Në një interviste eksluzive për ABC News për gazetarin Bledian Kuka, trajneri i njohur shkodran Hysen Dedja tha se pavarësisht humbjes me Bylisin, sërish Vllaznia mbetet kandidate kryesore për titull.
“Ishte një frymë tjetër këto javët e fundit, e prej asaj lojës së mirë dhe rezultatit të mirë me Partizanin, lojë shumë të mirë, dhe fitore me Lacin dhe ardhja e Balajt ishte një frymë e mirë, por vjen kjo humbje. Tani duhet bërë një analizë nga stafi teknik që këto luhatje nuk duhen të pranohen kur ke një objektiv për fitimin e titullit”, tha Dedja.
Mos Valllë Vllazninën e pengon mungesa e mentalitetit fitues?
“Ky problemi i mentalitetit fitues te trajneri problem është, por te futbollistët mentaliteti fitues nuk është edhe pse kanë marrë trofe si Kupën e Shqipërisë. Eshtë pak e vështirë me u fitu ky mentalitet por mendon edhe te kundërhtarët direkt që ka janë në po të njëjtin nivel”.
Si e sheh Dedja ekipet e tjera për titull ku Partizanit dhe Tiranës i janë larguar yje?
“Xhixha te Tirana, Skuka te Partizani me Bitrin janë lojtarë që nuk mund t’i zëvendësosh, ndaj Vllaznia me ardhjen e Balaj ka mundësi për të fituar titullin. /G.D abcnews.al
Ndiqni më poshtë intervistën e plotë: