Mbrëmjen e djeshme, në Bundesligë, Augsburg u ndesh kundër Monchengladbach.
Vendasit fituan me rezultatin 1-0 dhe golin e vetëm e shënoi lojtari me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha.
Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën në minutën e 82-të ndeshjes, ku i dha fitoren ekipit të tij. Goli ishte fantastik, ku në krahun e majtë, në mënyrë perfekte Yeboah dërgon një top drejt zonës dhe Berisha ka dërguar topin në rrjetë nga një goditje me takë, në stilin e Zlatan Ibrahimovic.
Pritet që Berisha të grumbullohet në miqësoret e kombëtares Gjermane./ h.ll/abcnews.al