“I duheshin lekë për një ndërhyrje kirurgjikale”, avokati i Fredi Krasniqit: Armët i kishte që nga ’97

schedule12:54 - 26 Janar, 2023

schedule 12:54 - 26 Janar, 2023

Gjykata e Durrësit dha masë e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Fredi Krasniqi, i cili u arrestua gjatë operacioni ku u zbulua në një vilë 4 katëshe në pronësi të tij një “shtëpi bari” dhe arsenal armësh në Shijak.

Në kërkim është shpallur vëllai i tij Fatmir Krasniqi, i cili sipas sistemit TIMS ndodhet në Itali.

Pas vendimit të gjykatës, avokati ka folur për mediat duke u shprehur se klienti të tij i duheshin lekë për një ndërhyrje kirurgjikale që e kishte të nevojshme, por e kishte të pamundur nga kushtet financiare.

Sa i përket armëve avokati u shpreh se Fredi Krasniqi i ka ato armë që në vitin 1997.

“Sot u dha masa i sigurisë e arrestit me burg për shtetasin Fredi Krasniqi. Në kërkuam masën e arrest në shtëpi, duke para rrethanat. Është invalid, ka probleme shëndetësore dhe ky ka qenë edhe shkaku që e ka shtyrë këtë shtetas të bëjë këtë veprim, kanë qenë kushtet ekonomike për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale,” tha avokati ndër të tjera.r.t/abcnews.al