Pak çaste më parë, mediat italiane kanë raportuar se klubi anglez i Bournemouth ka paraqitur një ofertë zyrtare për Nicolo Zaniolo.
Thuhet se Roma ka në pjatë 28 milionë euro plus 7 milionë bonuse dhe 10% të vlerës së shitjes në të ardhmen.
Për Romën, këto shifra janë të pranueshme për të konfirmuar transferimin. Tani topi kalon nga Zaniolo, i cili duhet të vendosë nëse pranon klubin në fjalë.
Për sulmuesin italian ka interes të lartë nga Milan dhe Tottenham, ku mendohet se klubi i Milanos ka një përparësi duke marrë parasysh interesin e lojtarit, por Roma nuk është e bindur nga shifra që kampionët në fuqi të Serie A ofrojnë./ h.ll/abcnews.al