6 hapa për të përmirësuar cilësinë e ajrit në shtëpinë tuaj

schedule08:08 - 26 Janar, 2023

schedule 08:08 - 26 Janar, 2023

Stinët e vitit ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e ajrit në shtëpinë tonë. Për shembull, tani që është dimër, cilësia përkeqësohet dhe kjo ndodh sepse dritaret dhe dyert mbahen të mbyllura për të mbajtur nxehtësinë. Nëse ajri në atmosferën e brendshme është i ndotur, mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin tonë dhe të na shkaktojë sëmundje të ndryshme nga ndotësit dhe grimcat alergjike.

Nëse dëshironi të përmirësoni cilësinë e ajrit në strehimin tuaj personal, ekspertët sugjerojnë të provoni disa mënyra shumë specifike për të shijuar një atmosferë më të pastër çdo ditë:

  1. Bëjeni zakon pastrimin e pluhurit

Mund të mos e gjeni kurrë kohën, por nëse pluhurosni mirë shtëpinë, do të hiqni pluhurin që shkakton acarime të ndryshme. Më mirë provoni një leckë të lagur për t’u siguruar që të hiqni qafe çdo grimcë të vogël që pëlqen të jetojë në sipërfaqet e shtëpisë tuaj. Mos harroni të pastroni të gjitha ato vende që nuk janë aq të dukshme sepse janë më tinëzaret.

  1. Ndizni oxhakun me masë

Mund të krijojë atmosferën ideale por oxhaku shkakton probleme me frymëmarrjen dhe rrit rrezikun e kancerit. Ndaj është mirë ta ndizni oxhakun me masë. Mbajeni oxhakun të pastër dhe hiqeni hirin sa herë që pastroni zonën. Kjo do të sigurojë cilësinë më të mirë të ajrit në shtëpinë tuaj.

  1. Eliminoni lagështinë

Sidomos tani në dimër, lagështia shndërrohet lehtësisht në myk, i cili bëhet i rrezikshëm për shëndetin. Ndaj është mirë të përvetësoni zakone që do të ndihmojnë situatën, si p.sh. hapja e dritares sa herë që gatuani.

  1. Ajrosni mirë dhomat

Për të pasur cilësi më të mirë të ajrit në shtëpi, mos harroni të ajrosni siç duhet të gjitha dhomat. Ventilimi i dhomës është ndoshta një nga hapat më të rëndësishëm për të shmangur cilësinë e dobët të ajrit në hapësirën ku jetoni çdo ditë.

  1. Blini bimë që pastrojnë ajrin

Ka bimë që mund të përdoren për të pastruar ajrin brenda. Ato përmirësojnë cilësinë e saj brenda shtëpisë dhe ndër to janë orkide, sansevieria.

  1. Shmangni zakonet si duhani

Ka zakone që kemi por është mirë t’i shmangim në shtëpi për të reduktuar ndotësit. Ndaj është mirë që të shmangni duhanin brenda shtëpisë ose të mos ngrohni motorin e makinës jashtë garazhit, kur është ngjitur me shtëpinë./abcnews.al