Një burrë është gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Fierzë në Pukë. 49 vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët prej katër ditësh. Pas kërkimeve të bëra, ai është gjetur pa shenja jetë në përroin e fshatit Fierzë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua.
“Më datë 25.01.2023, Policia është njoftuar nga familjarët e shtetasit V. K., 49 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Fushë Arrëz, se prej 4 ditësh ata kishin humbur kontaktet me këtë shtetas. Pas kërkimeve të bëra, në përroin e fshatit Fierzë, Fushë Arrëz, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. K.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, njofton policia./abcnews.al