Historia e djalit autiko-epileptik, stërvitja nga kampioni i kick-boks po i ndryshon jetën

schedule15:45 - 25 Janar, 2023

schedule 15:45 - 25 Janar, 2023

Një histori që të frymëzon. E tillë është ajo e të riut, Ervin Kanani, i diagnostikuar me autizën dhe epilepsi.

Pas humbjes së të dy prindërve, ishte xhaxhai, Gjergj Kanani që e mori në përkujdesje dhe që nga ajo kohë nuk janë ndarë për asnjë moment. Përkujdesja e xhaxhait po i ndryshon jetën Ervinit. Prej një viti ai nuk ka kriza epileptike. Kjo ka ardhur si pasojë e stërvitjes, fizioterapisë dhe sportit të kik boksit.

“Kick boks i duhet sepse krahu i majtë ka qenë parez dhe kick boksi i jep mundësi që ta vërë krahun e majtë 100%. Jemi përpara një ndërhyrje që do t’i bëhet Ervinit dhe para se ta coj të doktori dua të bindem që Ervini është i fortë. Ky është qëllimi që ai krahu.”

“I janë bërë katër kura me  serume. Një ndërhyrje në tru në Stamboll me lazer dhe iu bë analiza e gjenetikës, të gjitha llojet, rezonancë, skaner dhe u arrit përfundimin që ka një njollë dhe kjo njollë shkrihet me laser. U arrit qëllimi dhe zgjati diku 38 minuta si situatë. Tani për 6 muaj tha Doktori çlirimi i Ervinit do të jetë i pastër. Tani nuk ka edhe kriza epilepsie. Situata emocionale, trajtimi me kura, qendrimi afër, palestra kanë ndikuar shumë.”

Trajneri Frenkli Myftari tregoi në “Abc e Mëngjesit” sesi kick boksi e ndihmon Ervinin në përmirësimin e shëndetit të tij.

“Unë e kam me kënaqësi të punojë me njerëz si Ervini sepse kick-boks përveç aktivizon gjithë muskujt, aktivizon edhe një pjesë të trurit. Kick-boks tregon teknikë, kombinime, ushtrime të ndryshme dhe kjo e ka ndihmuar shumë Ervinin për krahun e majtë që e ka pasur problem.”

“Ne bëjmë shumë fortë ushtrime fizike, ushtrime izometrike, ushtrime force që ndikojnë pozitivisht në trupin e Ervinit.”

Ervini tashmë po bën një jetë normale. I riu do t’i nënshtrohet edhe dy ndërhyrjeve kirurgjikale që pritet të përmirësojnë më tepër shëndetin e tij./abcnews.al