Gjendet homosapiensi më i vjetër i Euroazisë. Mbetjet fosile janë zbuluar në Greqi në vitet ’70 dhe vetëm tani është arritur të bëhet datimi i tyre. Ata rezultojnë të kenë jetuar 210 mijë vjet më parë në kontinentin tonë.
Bëhet fjalë për dy kafka të gjetura, të cilat i përkasin një njeriu neandertal dhe një homosapiensi, duke bërë kështu që kjo të jetë edhe prova më e vjetër e njeriut modern e gjetur ndonjëherë në Evropë. Ndërsa provat më të lashta të zbuluara të homosapiens i përkasin 300 mijë viteve më parë, në Marok.
Ky studim i fundit që është publikuar në revistën shkencore Nature, mund të rishkruajë historinë e njerëzimit, pasi vërteton se homosapiens ka udhëtuar jashtë Afrikës shumë kohë më parë nga sa mendohej deri më sot. Madje disa antropologë e paleontologë kanë hedhur edhe idenë se njeriu neandertal, të ketë mbërritur më pas në Evropë dhe më pas u zëvendësua gradualisht nga popullsi më modern se sapiensi i parë.
Klan Plus