A është vërtet kaq i mirë vaji i ullirit për flokët? Përgjigjen ekspertët

schedule21:14 - 24 Janar, 2023

schedule 21:14 - 24 Janar, 2023

Për të qenë të sinqertë, ideja e hedhjes së vajit në të gjithë skalpin e kokës nuk duket shumë tërheqëse. Megjithatë, për shumë vajza, ky vaj gjen përdorim në kujdesin e flokëve. Ky vaj vlerësohet për aftësitë për të zbutur dhe ndihmuar në rritjen e flokëve. Me fjalë të tjera vaji i bën flokët të rriten më shpejt.

Por a është e gjithë kjo e vërtetë apo është thjesht një tjetër mit i internetit?

Stilisti i flokëve Dominick Pucciarello shpjegoi për Marie Claire: “Vaji i ullirit redukton konsumimin dhe këputjen si dhe rrit lagështinë, shkëlqimin, butësinë dhe rritjen e flokëve”. Ai gjithashtu shton se mund të forcojë boshtin e flokëve, të luftojë majat dyshe dhe të zvogëlojë zbokthin.

Por a do të thotë kjo që duhet t’i lyejmë flokët me vaj ulliri?

Mbi shkencën e kujdesit të flokëve me vaj ulliri, dermatologia Dr. Rebecca Marcus shpjegon: “Vaji i ullirit është kryesisht acid oleik, por gjithashtu përmban arakinë, linoleinë dhe palmatinë. Vaji ekstra i virgjër i ullirit është gjithashtu i pasur me antioksidantë. Në një nivel lagështie, kjo do të thotë që vaji vepron si një zbutës duke mbyllur flokët dhe duke i lejuar ato të mbajnë lagështinë.

Përveç kësaj, vaji i ullirit mund të ndihmojë në mbrojtjen e flokëve tuaj nga rreziqet mjedisore. Vetitë e tij antioksidante janë për shkak të aftësisë së tij për të mbrojtur flokët nga dëmtimi i qelizave të shkaktuara nga UVB dhe UVA. Përveç kësaj, është treguar se ka veti anti-mykotike, të cilat mund të jenë rezultat i veprimit të tij si një pengesë mekanike midis skalpit/flokut dhe mjedisit.”/abcnews.al