FOTO/ E gjeni dot për 10 sekonda se ku është “fshehur” fotografi?

schedule22:18 - 23 Janar, 2023

schedule 22:18 - 23 Janar, 2023

Shumë njerëz po mundohen për të gjetur fotografin e fshehur në këtë imazh viral, por shumë prej përpjekjeve të tyre po dështojnë, pasi e kanë të vështira ta gjejnë.

Nëse mund ta gjeni për 10 sekonda se ku ndodhet ai, ju keni një shikim të mprehtë.

Fotografi Sasan Amir, 27 vjeç, ka udhëtuar nëpër botë për të dokumentuar natyrën dhe jetën e egër dhe teknikat e tij të kamuflimit janë shumë efektive.

Për të kapur kafshë të egra më të pakapshme, kamuflimi dhe durimi janë dy aftësi të nevojshme.

Ai thotë se: Planifikimi është çelësi, përpiquni të merrni sa më shumë informacion të jetë e mundur dhe gjithsesi të qëndroni fleksibël dhe të qetë nëse diçka nuk shkon ashtu siç dëshironi.

Sasan tha se ka dy rregulla të arta gjatë fotografimit të kafshëve të egra: Mos i shqetësoni kafshët. Së dyti, mos e futni veten në situata shumë të rrezikshme.

“Do të ndodhi që do të jeni pa sinjal, pa Wi-Fi, pa internet dhe ndonjëherë pa energji elektrike dhe ujë këto janë fakte që duhet t’i mbani gjithmonë parasysh përpara se të merrni vendime të rrezikshme.”

Eksperienca 18-vjeçare e Sasanit ka shpërblyer, pasi ai ka fotografuar vende dhe kafshë në Afrikën e Jugut, Ekuador, Bolivi dhe Azi.

Fotoja virale nga prapaskenat ka treguar se sa e vështirë mund të jetë kapja e natyrës.

Në një seri tjetër fotografish virale, kafshët janë të pamundura për t’u parë pasi maskohen mes natyrës.

/abcnews.al