Ka shumë të ngjarë që fëmija juaj të insistojë t’i marrë një celular ose t’ju kërkojë telefonin tuajin.
Çdo prind e di se çfarë është më e mira për fëmijën e tyre, por ka disa gjëra që duhet të keni parasysh përpara se të ndërmerrni hapin e madh për t’i siguruar atij një telefon celular. Shikoni katër arsye të rëndësishme…
- Fëmijët sot kalojnë mesatarisht 7 orë në ditë përballë një mediumi argëtues dhe duke i dhënë një celular humbisni patjetër kontrollin nga të qenit vazhdimisht para ekranit…
- Edhe nëse keni aktivizuar rregullat më të rrepta në celularin tuaj, gjithmonë ekziston mundësia që vendndodhja të shihet disi. Edhe një selfie mund të zbulojë vendndodhjen e fëmijës suaj.
- Mund të gjejë lehtësisht Wi-Fi dhe të aksesojë aplikacionet dhe lojërat që janë të ndaluara për moshën. Pse të rrezikoni?
- Varësia vjen lehtë përmes një pajisjeje elektronike dhe fëmija mund të “fiksohet” në një masë që ju nuk e imagjinoni dhe sigurisht nuk e dëshironi. Fëmijët janë të prirur për këtë./abcnews.al