Jacinda Ardern dha dorëheqjen, kush pritet të marrë postin e kryeministrit të Zelandës së Re

schedule21:50 - 20 Janar, 2023

schedule 21:50 - 20 Janar, 2023

Chris Hipkins do të zëvendësojë Jacinda Ardern si kryeministre e Zelandës së Re, pasi u bë kandidati i vetëm për lider të Partisë Laburiste, raporton BBC. Ardern dha dorëheqjen si kryeministre e Zelandës së Re një ditë më parë duke thënë se nuk i ka mbetur shumë energji për të udhëhequr.

Hipkins u zgjodh për herë të parë në parlament në 2008 dhe u emërua ministër për Covid-19 në nëntor 2020. Ai aktualisht është ministër për policinë, arsimin dhe shërbimin publik.

Njoftimi i Ardernit erdhi teksa sondazhet kanë treguar se partia e saj përballet me sfidë të vështirë në zgjedhjet e këtij viti, që mbahen më 14 tetor. Ajo tha se gjatë pushimeve verore ka pasur kohë që të analizojhë të ardhmen e saj duke shprehur se do të gjente energji për të vazhduar.

“Fatkeqësisht nuk e kam gjetur, dhe unë do t’i bëja shërbim të keq Zelandës së Re nëse do të vazhdoja”, u ka thënë ajo gazetarëve. Ajo u zgjodh kryeministri në vitin 2017 në moshën 37 vjeçare. Ajo udhëhoqi Zelandën e Re përgjatë pandemisë së koronavirusit dhe në kohën e një shpërthimi vullkanik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!