Kanabis, peshore elektronike dhe para, arrestohen 2 persona në Vlorë

schedule15:10 - 20 Janar, 2023

schedule 15:10 - 20 Janar, 2023

Dy persona janë arrestuar sot në Vlorë, pasi një 33-vjeçcari i janë gjetur bë banesë dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Ndërsa, një 41-vjeçari gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokus”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Në pranga dhe 1 shtetas tjetër, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis.

Sekuestrohen dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një shumë parash.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-M. L., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, iu gjetën dhe iu sekuestruan dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale;

-S. Z., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!