Ditën e sotme policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetase.
Bëhet fjalë për një 56 vjeçare e cila drejtonte në gjendje të dehur makinën duke aksidentuar kështu një automjet tjetër dhe nuk i bindej policisë.
Ndërsa gjatë kësaj kohe një tjetër arrestim është bërë në Tiranë ku gjatë kontrollit të një makine nga policia është gjetur sasi e konsiderueshme heroine.
Si pasojë e saj është arrestuar 26 vjeçarja F.S.
Njoftim policie
Tiranë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasen F. S., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. H., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Xh., si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e veprime procedurale./abcnews.al.