Haaland tregon sekretin, norvegjezi ka gjetur ilaçin për të mposhtur stresin

schedule15:52 - 18 Janar, 2023

schedule 15:52 - 18 Janar, 2023

Në një intervistë të gjatë të dhënë për revistën angleze “GQ”, sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, zbuloi se cili është ilaçi i tij për stresin.

“Meditimi është një gjë e shkëlqyer për t’u çlodhur, për t’u përpjekur të mos mendosh shumë. Stresi nuk është i mirë për mendjen e secilit. E urrej të jem i stresuar dhe përpiqem të mos jem.

Koncepti i meditimit është të përpiqesh të heqësh qafe këto lloj mendimesh. Është një gjë individuale, por funskionoi shumë mirë për mua”, është shprehur Haaland./ h.ll/abcnews.al