Në prag të finales të Supërkupës së Italisë mes Milanit dhe Interit, ka komentuar edhe Jurgen Klinsmann, ish-lojtari i Interit.
“Interit i duhet fitorja e finales të Superkupës së Italisë për të ndryshuar sezonin dhe për t’i dhënë një vrull pas pushimit prek Kupës së Botës. Nuk e prisja që Interin të ishte -10 pikë nga kreu.
Robin Gosens? Ai nuk duhet të largohet, ai nuk ka nevojë të huazohet diku tjetër. Ai vetëm duhet të luftojë, ai është një lojtar në nivelin e Interit dhe unë jam i sigurt për këtë.
Skriniar? Shpresoj që së shpejti të gjendet një zgjidhje në lidhje me rinovimin e tij. Ai ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e tij, por jam i sigurt që do ta nderojë shiritin e kapitenit që i ka dhënë Interi deri në fund”, është shprehur Klinsmann./ h.ll/abcnews.al