Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtarja e lartë amerikane vizitë të papritur në Kiev, takohet me Zelensky-n

schedule08:53 - 17 Janar, 2023

schedule 08:53 - 17 Janar, 2023

Një zyrtare e lartë amerikane vizitoi Kievin të hënën, ku u takua me presidentin Volodymyr Zelensky dhe e siguroi atë për “angazhimin e fortë dhe të palëkundur” të Uashingtonit ndaj Ukrainës, sipas një njoftimi për shtyp të Departamentit të Shtetit.

Zëvendës Sekretarja e Shtetit Wendy Sherman u takua me Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas për të “riafirmuar një angazhim të fortë dhe të palëkundur ndaj Ukrainës dhe mbrojtjes së saj kundër një sulmi të paprovokuar nga Rusia “, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Sherman u shoqërua gjithashtu nga një delegacion amerikan në kryeqytetin ukrainas, i cili zhvilloi bisedime me Ministrin e Mbrojtjes Oleksii Reznikov për ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, ndihmën ekonomike dhe për të ndërtuar një partneritet tregtar dypalësh dhe afatgjatë.

Rikujtojmë se në fund të dhjetorit, Zelenskiy vizitoi Shtëpinë e Bardhë ku u prit nga presidenti amerikan Joe Biden. Gjatë vizitës së tij në Uashington, presidenti ukrainas bëri thirrje për 45 miliardë dollarë ndihmë urgjente ushtarake dhe ekonomike për vendin e tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!