Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dybala mori një ofertë që nuk mund të refuzohet, paratë e mëdha janë në lojë!

schedule20:29 - 16 Janar, 2023

schedule 20:29 - 16 Janar, 2023

Drejtuesit e Romës planifikojnë t’i ofrojnë futbollistit Paulo Dybala një kontratë të re, pas ndeshjeve të mira që tregoi, raportojnë mediat italiane.

Këtë verë, pas shtatë vitesh te Juventus, Dybala u transferua te Roma si lojtar i lirë dhe nënshkroi një kontratë trevjeçare. Pavarësisht problemeve të tij, ai ka luajtur mirë dhe ka shënuar 13 gola në 16 ndeshje këtë sezon.

Ai nënshkroi kontratë me klubin romak deri më 30 qershor 2025.

Roma dëshiron të aktivizojë një klauzolë në kontratën e 29-vjeçarit argjentinas, që do t’i rriste pagën dhe do t’i hiqte klauzolën e largimit. Dybala tani fiton 4.2 milionë euro në sezon dhe me kontratën e re paga do të rritet në gjashtë milionë, raporton Calcomercato.

Para Juventusit, Dybala luajti për Palermon dhe Instituto, dhe me kombëtaren e Argjentinës fitoi titullin në Botërorin e fundit në Katar. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!