Në një deklaratë ditën e sotme, Ministria e financave së Kinës tha se do të rrisë fondet për parandalimin dhe kontrollin e COVID-19.
Ekonomia e dytë më e madhe në botë ka shënuar rritje të rasteve me COVID pasi Pekini papritmas hoqi kufizimet e rrepta kundër virusit muajin e kaluar. Autoritetet thanë të shtunën se gati 60,000 njerëz me COVID vdiqën në spitale nga 8 dhjetori deri më 12 janar.
Financimi duhet të përdoret kryesisht për trajtim, pagesa për personelin mjekësor, vaksinime dhe përmirësimin e kushteve mjekësore. Duhet të realizuar mirë koordinimi i burimeve të ndihmës së parë në fshat dhe të përgatitet trajtimi mjekësor i pacientëve me gjendje të rëndë, thuhet në deklaratë.
Vendi do të krijojë “kanale të gjelbra” për qeverinë për të lehtësuar blerjen e furnizimeve mjekësore, duke u zotuar se “parandalimi dhe kontrolli i COVID nuk duhet të ndikohet nga çështjet financiare.
/abcnews.al

